Raporti i Bankës Botërore për mundësitë e furnizimit me energji në Kosovë, tregonte qartë se në vitin 2025 dhe pas mbylljes së Termocentralit “Kosova A”, Kosovës do t’i mungojnë 1,500 megavat energji elektrike për të përmbushur kërkesën në vend. Raportet kanë marrë për bazë trendin në rritje të konsumit të energjisë elektrike në vend.
Problemet me furnizim të rregullt të energjisë elektrike në Kosovë rishfaqen pothuajse cdo dimër, atëherë kur kërkesa për furnizim me energji elektrike në vend është më e madhe.
Vendi i pestë në botë për nga rezervat e linjitit, ka dështuar në krijimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike dhe në mungesë të tyre, bën importimin e energjisë elektrike për të siguruar furnizimin e rregullt, që në kohët kur kërkesa është më e madhe, cmimi arrinë në vlera marramendëse.
“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MW që nuk arrin të mbulojë as 50 për qind të konsumit. Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MW”, kishte thënë Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS / KESCO më 23 nëntor 2018 për portalin Telegrafi.
Raporte të Bankës Botërore tregojnë se Kosovarët konsumojnë pak energji elektrike, në krahasim me vendet tjera në rajon. Të njëjtat supozojnë se kjo kërkesë do të rritet jashtëzakonisht shumë në vitet në vijim.
Sipas raporteve, një Kosovar konsumon më shumë se 2,000 kWh energji elektrike deri sa mesatarja e konsumit për person sipas OECD duhet të jetë diku rreth 8,000 kWh.
Sipas Bloomberg, edhe në botë kërkesa për energji elektrike pritet të shënojë rritje prej 57% deri në vitin 2050 dhe kjo edhe ka shtyrë investime të shumta në kapacitete të reja të prodhimit të energjisë elektrike.
Pothuajse të gjitha vendet në rajon kanë paralajmëruar termocentrale të reja për t’u ballafaquar me kërkesën në rritje për energji elektrike. Kosova i është bashkuar vendeve të rajonit duke paralajmëruar ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatësh.
Sipas strategjisë në vend, termocentrali i ri, që pritet të fillojë prodhimin nga fundi i vitit 2022, bashkë me projekte tjera të prodhimit të energjisë nga burime të ripërtërishme, do të përfundojë problemet e vendit me mungesë të energjisë, duke siguruar kapacitete të mjaftueshme bazë të energjisë për të mbuluar kërkesën në rritje.
Në vit, sipas hulumtimeve të bëra nga USAID, humbjet ekonomike për shkak të furnizimit të pasigurt me energji elektrike thuhet tejkalojnë 300 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë