LAJMI I FUNDIT:

Borxhi publik i Kosovës kalon 1 miliard euro

Borxhi publik i Kosovës kalon 1 miliard euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në 2018 ka arritur në 1.08 miliardë euro, që është për 11.9 për qind më i lartë krahasuar me 2017.

“Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.9 për qind nga 15.7 për qind sa ishte në TM3 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

Sipas BQK-së, sektori fiskal deri në shtator 2018 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 5.7 për qind përkatësisht 10.4 për qind, raporton RTKlive.


Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 9.2 milionë euro (60.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtët të vitit 2017).

“Deri në gusht 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje vjetore të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 40.3 për qind. Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së deficitit të mallrave dhe zvogëlimit të bilancit pozitiv të shërbimeve, përderisa bilancet pozitive të të ardhurave parësore dhe dytësore shënuan rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat u karakterizuan me rritje prej 6.0 për qind përderisa Investimet e Huaja Direkte (IHD) shënuan rënie prej 43.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori