Pas kërkesës së parashtruar nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës, kryesuesi i Kuvendit Komunal Jeton Ujkani, ka thirrur për sot seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë inicimi për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Në arsyetimin e thirrjes së kësaj seance përmendet situata e krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe paralajmërimit të shuarjes të të gjitha institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe faktit se administrimi i qeverisjes lokale sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale të Kosovës më nuk ekziston, dhe qytetarët kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe pa shërbime të nevojshme për jetë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut propozon që Kuvendi i Komunës të nxjerrë një konkluzion me të cilin propozohet inicimi i ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Me këtë i propozohet Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës së ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, ku në nenin 3, paragrafi 3 të fshihet teksti: “Kufiri në mes Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Komunës Mitrovica e Jugut do të jetë vija e përcaktuar që do të kalojë nëpër zonën kadastrale të Suhodollit”.
Po ashtu, propozohet që në nenin 5, paragrafi 2, të fshihet fjalia: “me përjashtim të Komunës së Mitrovicës”, ndërsa teksti tjetër të mbetet, po ashtu në numrin rendor 29 të plotësohet me “Komuna e Mitrovicës me seli në Mitrovicë”.
Në nenin 5, propozohet të fshihet paragrafi 4 “Në komunën e tanishme të Mitrovicës do të themelohen dy komuna, komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut me zonat kadastrale të renditura në këtë ligj dhe me selitë e tyre në Mitrovicë”.
Po, ashtu propozohet të fshihet neni katër në tërësi ku shkruan se “Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe komuna e Mitrovicës së Jugut formojnë një Bord të Përbashkët funksional. Bordi do të zhvillojë bashkëpunim funksional në sferat e kompetencave vetanake të komunave. Bordi do të përbëhet nga 11 anëtarë, me nga pesë përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë dhe një përfaqësues ndërkombëtar i zgjedhur nga PCN, i cili kryeson Bordin. Përfaqësuesi i zgjedhur nga PCN, do të kryesojë Bordin”.
Për më tepër, propozohet edhe fshirja e nenit tetë në tërësi, në të cilin thuhet se “Bordi i Përbashkët funksional konstituohet brenda një afati të caktuar kohor pas konstituimit të kuvendeve komunale të komunave përkatëse, dhe do të zhvillojë bashkëpunim funksionale në bazë të marrëveshjes së komunave. Në rast se Bordi nuk konstituohet brenda një afati të caktuar kohor, kryesuesi i Bordit ushtron funksionet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 7 të këtij ligji deri në konstituimin e Bordit”.
Kryetari i Komunës së Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna dhe ribashkimin e qytetit, pas vendimit të pjesës veriore që të ndërpresë komunikimin me Republikën e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit