LAJMI I FUNDIT:

Vjedhësit dalin nga muzeu me veprën 160 mijë euro (Foto)

Vjedhësit dalin nga muzeu me veprën 160 mijë euro (Foto)

Policia austriake është vënë në kërkim të tre personave të dyshuar për vjedhjen e një pikture të autorit të famshëm francez, Renuar. (Pierre-Auguste Renoir).

Peizazhi jo shumë i njohur i Renuarit, por që vlen 160 mijë euro, është prerë nga korniza para se të nxirrej për shitje.

“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”, tha zëdhënësi i policisë së Vjenës për gazetarët e CNN.


“Mendojmë se të dyshuarit janë profesionistë. E kanë prerë pikturën nga korniza dhe kanë dalë menjëherë jashtë. Ishin shumë të koordinuar.”

Vepra e vitit 1895, edhe pse nuk është nga më të famshmet e piktorit francez,  është mjaft e njohur dhe do të jetë e vështirë të shitet.

Kjo nuk është hera e parë që veprat e Renuarit bëhen pre e grabitësve. Një tjetër pikturë, me vlerë 1 milionë dollarë, është në listën e FBI për 10 krimet më të rënda në botën e artit. /tch/