Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksë 100 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës.
Shala ka thënë se kjo taksë është akt politik, dhe si e tillë, do të ketë edhe efekte politike.
“Së pari, t’iu rikujtoj se ky vendim i Qeverisë u mor një ditë pasi dështuam të anëtarësohemi në INTERPOL dhe si i tillë është një akt politik me pretendim që të ketë një ndikim po politik brenda Kosovës”.
“Besoj që është akt i thjeshtë por i zgjedhur dhe ka pasur atë ndikim meqë tema themelore, dështimi i anëtarësimit në INTERPOL, është zhvendosur totalisht”.
“Një taksë do të duhej të shpjegohej si problem i tregut, por taksa e tillë nuk është e asaj natyre, meqë është akt politik dhe veprim politik. Me sa duket, taksë të tillë dhe veprime të tilla, praktika nuk njeh – taksë 100 % nuk ka por vendet aplikojnë mekanizma të tillë, si embargo dhe të tjera”.
“Meqë është veprim politik edhe efekti duhet të shikohet në rrafshin politik”.
Shala që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se Qeveria ka të drejtë të marrë një masë të tillë, por që sipas tij, po Qeveria duhet të japë shpjegimet e duhura në mbrojtje të këtij vendimi.
“Duhet të kemi parasysh dy çështje, e para që Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian me përfaqësuesit kryesorë ka dalë kundër meqë e lexon si akt politik dhe qëndrim të kësaj natyre, pak më të butë, kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Pse ndodh kështu? Nuk diskutohet nëse Qeveria ka të drejtë të marrë vendim të tillë ose jo, çështja është e një natyre tjetër”.
“Serbia që është pala tjetër,ka arritur të krijojë përshtypjen se kjo taksë është vënë mbi bazën e diskriminimit etnik, ose që është vënë për serbët e Kosovës. Dhe kjo kudo lexohet si tip diskriminimi”.
“Në këtë rrafsh, qeveria duhet të shpjegojë. Kam parë letrën e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qëndrimet e të tjerëve – ato janë me mungesa tepër të mëdha dhe nuk kanë arritur t’i shërbejnë vendimit që kanë marrë”.
“Po të shpjegohej si taksë tregu do të ishte më e thjeshtë, do të kishim qëndrim të prerë. Ky është akt politik dhe duhet të vlerësohet ndikimi politik”.
“Unë po them që praktika nuk njeh diçka të tillë. Ky është një veprim politik që nuk lidhet drejtpërdrejtë me tregun – ka efekte të asaj natyre por është veprim politik”.
Nënkryetari i Kuvendit ka thënë po ashtu se nuk ka shumë rëndësi, nëse partitë tjera e mbështesin ose jo, vendosjen e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës.
“Nuk është shumë e rëndësishme nëse janë të gjithë prapa ose jo, vendimi i Qeverisë është legjitim, qeveria ka të drejtë të vendosë masa të tillë”.
“Tani këto çështje duhet të mendohen paraprakisht sepse kur vendos, edhe nuk ke ne dorë pasojat, i bie se vendimi ose qëndrimi nuk ka qenë i menduar”.
“Përgjegjëse është Qeveria, duhet të presim, por LDK mendon se në të gjitha proceset, ne si vend i vogël që jemi, na ndihmon shumë më shumë zgjedhja racionale dhe kultura jonë e njohur”.
“E dini që ne gjithmonë kërkojmë, që edhe në ditë të vështira të kemi durim, çdo e mirë vjen pastaj”.
“Vendimet e nxituara mund të sjellin pasoja që nuk i parasheh – ndonjëherë më më mirë të vonohesh se sa të nxitohesh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'