LAJMI I FUNDIT:

Trump anulon takimin me Putinin

Trump anulon takimin me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump, ka anuluar takimin me homologun rus Vladimir Putin, që ishte paraparë të mbahet të shtunën. Dy presidentët është dashur të takohen në margjinat e samitit të G-20-së në Argjentinë, transmeton Telegrafi.

“Duke marrë parasysh faktin që marinarët dhe anijet nuk janë kthyer nga ana e Rusisë në Ukrainë, kam vendosur që për gjitha këto do të jetë më mirë të anulojë takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentit rus Vladimir Putin”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, ka deklaruar se Kremlini zyrtar nuk ka pranuar kurrfarë informacioni zyrtar për anulimin e takimit të planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump.

Kujtojmë se Trump menjëherë pas tensionimit të raporteve mes Rusisë dhe Ukrainës, kishte deklaruar se mund të mos ndodh takimi i paraparë në Buenos Aires.

Javën e kaluar tri anije ushtarake të Ukrainës dhe ekuipazhi janë kapur nga rusët në Detin e Zi. /Telegrafi/