LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj, Adelina Thaçi, Adriana Matoshi, Blerta Surroi e shumë femra të njohura pozojnë me veshje tradicionale

Anita Haradinaj, Adelina Thaçi, Adriana Matoshi, Blerta Surroi e shumë femra të njohura pozojnë me veshje tradicionale
Foto: Arbër Elezi

Një iniciativë e nisur nga aktorja Vlora Nikçi, ka bërë që shumë prej femrave të njohura të ekranit, të mblidhen së bashku për një arsye të veçantë.

Bëhet fjalë për një takim, i cili është zhvilluar në Fshatin Turistik “N’Mal”, në Rugovë, ku secila femër pjesëmarrëse ishte veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Princesha Elia Zaharia, Adriana Matoshi, Justina Pula, Shpresa Gashi, Dajana Berisha, Adelina Thaçi, Dijana Toska, Anita Muçaj-Haradinaj, Blerta Surroi, Vlora Dumoshi, , Yllka Mujo e Hana Haradinaj – janë disa nga emrat që morën pjesë në këtë ndejë.


Foto: Blerta Surroi/Facebook

Këtë mbledhje të veçantë, ato e kanë organizuar me rastin e 28 nëntorit, për të kujtuar personalitete të ndryshme të botës femërore shqiptare, të cilat kishin dhënë kontribut të pakrahasueshëm gjatë historisë.

Ka qenë aktorja e njohur Blerta Surroi, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga takimi, ku edhe shfaqen pozat e kolegeve të saj artiste me veshje kombëtare.

Foto: Blerta Surroi/Facebook

“n’Fshatin turistik “N’Mal” në Rugovë: Personalitete të ndryshme të gjinisë femërore nga treva të ndryshme shqiptare, veshur me kostume kombëtare shënuan festen e flamurit, duke përkujtuar kështu emra të veçanta të gruas shqiptare gjatë historisë. – Për të festuar, njëherit kujtuar femrën shqiptare morën pjesë edhe Princesha Elia Zaharia, Anita Haradinaj, Justina Pula, Yllka Mujo, Shpresa Gashi, Dajana Berisha, Adelina Thaqi, Dijana Toska, Blerta Surroi, Vlora Dumoshi, Adriana Matoshi dhe Hana Haradinaj.

– Aktorja Vlora Nikçi kishte marr një iniciativë për të mbledhur në një takim të përbashkët feste, gra të suksesshme nga trojet shqiptare me rastin e 28 nëntorit, për të kujtuar personalitete të ndryshme të botës femërore shqiptare, të cilat kishin dhënë kontribut të pakrahasueshëm gjatë historisë, për zhvillimin e kulturës, vetëdijesimin dhe çlirimin e popullit shqiptare nga pushtues të ndryshëm, emrat e të cilave shërbyen si frymëzim brez pas brezi. Te gjitha te veshura me kostume kombëtare, te punuara me kujdes ne detaje, realizuan edhe një foto te përbashkët në nderë të zonjave të ndritura të kombit shqiptarë” (sic.), ka shkruar Surroi në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Blerta Surroi/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angeles pas shpërthimit të zjarreve masive: Është absolutisht shkatërruese

Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angeles pas shpërthimit të zjarreve masive: Është absolutisht shkatërruese

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën 'E vërteta po dënim'

Magazina
Kalo në kategori