LAJMI I FUNDIT:

Qentë mund të mos jenë aq inteligjentë sa i kemi menduar

Qentë mund të mos jenë aq inteligjentë sa i kemi menduar

Kur qeni juaj e kap topin e tenisit me gojë menjëherë pasi ia gjuani ose suksesshëm ulet kur e komandoni, a ju duket si një kafshë me inteligjencë të lartë dhe talent të madh?

Përderisa shoku juaj i ngushtë mund të ketë aftësi që të lë përshtypje në një turmë njerëzish, një studim i fundit ka zbuluar se qentë mund të mos jenë aq të mençur sa supozojnë shumica e njerëzve, transmeton Telegrafi.


Studimi është publikuar në revistën shkencore ‘Learning and Behaviour’, ndërkaq hulumtuesit, përmes eksperimenteve të ndryshme, kanë arritur të shohin se si aftësitë njohëse të qenve krahasohen me aftësitë njohëse të kafshëve tjera, siç janë macet, kuajt apo ujqit.

Hulumtuesit kanë analizuar aspekte të ndryshme të inteligjencës së qenit, duke përfshirë aftësitë ndijore, fizike, hapësinore, sociale, etj.

Kështu, profesori Stephen Lea dhe Dr. Britta Osthaus që e kanë udhëhequr këtë studim, konstatuan se qentë nuk janë më të mirë se kafshët tjera në aspektin e mësimit, siç është rasti kur trajnohen për të reaguar në diçka që i thotë pronari.

As shqisa e nuhatjes nuk është më e forta te qentë, pasi që aftësia e nuhatjes te derrat është jashtëzakonisht e madhe, madje mund të jetë më e madhe se e qenve.

Sa i përket komunikimit të kafshëve me njerëz, profesorët zbuluan se kuajt janë më të mirë sesa qentë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Intimitet dhe Pasion
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Kalo në kategori