LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri të premten inicion ndryshimin e Ligjit, synohet “bashkimi i Mitrovicës” (Dokument)

Agim Bahtiri të premten inicion ndryshimin e Ligjit, synohet “bashkimi i Mitrovicës” (Dokument)

Kuvendi i Komunës Jugore të Mitrovicës, ka bërë të ditur se ka thirrur një mbledhje urgjente me qëllim të siç thuhet “Ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativ të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës”.

Sipas një njoftimi, në zbatim të nenit 44, paragrafi 6, të Ligjit Nr. 03/L-040 për vetëqeverisje lokale; nenit 7, paragrafi 1, të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 32, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 16, paragrafi 2, të Rregullores Nr. 12/2013 Për punën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për të premten më dt. 30.11.2018, thërret mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës.

Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, në këtë mbledhje të thirrur do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës dhe ajo do të jetë “Inicimi i ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim, bashkimi i Mitrovicës”.


Ndryshe, pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar ditë më pare që Qeveria e Kosovës ta shfuqizojë vendimin për ndarjen e Mitrovicës dhe ai të jetë kryetar i Mitrovicës së bashkuar.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, që menjëherë të shfuqizohet vendimi për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori