LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një maskë, 9,000 vjet e vjetër

Gjendet një maskë, 9,000 vjet e vjetër

Departamenti izraelit i Antikitetit njoftoi gjetjen e një maske prej guri me moshë 9,000-vjeçare.

Bëhet fjalë për një ekzemplar shumë të rrallë, pasi deri sot kishte të dhëna për vetëm 15 maska të tilla në të gjithë botën nga kjo kohë.

Kjo maskë u gjet disa muaj më parë në Pnei Hever, pranë Hebronit, në Cisjordani. Mendohet se i përket periudhës së Neolitit.


Maska, me një simetri të përsosur, paraqet një fytyrë njeriu, ku linjat duken shumë të rafinuara. /ata/