Të gjithëve na pëlqen kur dëgjojmë se gjërat që na pëlqejnë më së shumti janë të mira për shëndetin tonë. Padyshim se ndjejmë kënaqësi kur shkencëtarët zbulojnë përfitime shëndetësore në djathë, çokollatë dhe verë.
Normalisht, çështja është pak më e komplikuar sesa thjeshtësia e këtij titulli, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se spermidina, një përbërës që gjendet me bollëk në disa lloje të djathërave, mund t’jua zgjatë jetën.
Ndër tjerash, ky përbërës magjik mund ta parandalojë kancerin dhe fibrozën e mëlçisë.
Shkencëtarët i kanë zbuluar efektet pozitive të kësaj substance duke i ushqyer kafshët laboratorike me suplemente të spermidinës.
Disa prej kafshëve kishin arritur të jetonin deri në 25% më gjatë sesa që është jetëgjatësia mesatare e species së tyre.
Rritja dramatike e jetëgjatësisë kishte ndodhur vetëm te kafshët që ishin ushqyer me spermidinë gjatë tërë jetës së tyre.
Kur hulumtuesit i kishin ushqyer kafshët me këtë përbërës në vitet e vonshme të jetës, jetëgjatësia e tyre ishte rritur për vetëm rreth 10%.
Përveç këtij studimi, edhe studimet e mëhershme kanë treguar se djathi është i shëndetshëm pasi që e shpejton metabolizmin, është i mirë për eshtrat deh dhëmbët, ju ndihmon të shtoni masë muskulore dhe jua mbron zemrën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'