LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Betejat e shqiptarëve para nëntorit të vitit 1912, nuk ishin të organizuara mirë në aspektin ushtarak (Video)

Zogaj: Betejat e shqiptarëve para nëntorit të vitit 1912, nuk ishin të organizuara mirë në aspektin ushtarak (Video)

Historiani Agim Zogaj ka thënë se realitetet për të arritur te 28 nëntori i vitit 1912 ishin jashtëzakonisht të vështira.

“Populli shqiptar nuk kishte aleat dhe përkrahës para dhe pas Kongresit të Berlinit. Falë betejave titanike, veçanërisht falë kryengritjeve në Kosovë populli shqiptar bëri atë që mund të bënte. Në ato rrethana ishte e pamundur të mbroheshin edhe territoret shqiptare që mbeten jashtë Shqipërisë”.

Zogaj në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shqiptarët nuk kishin aleanca as në diplomaci dhe as aleanca ushtarake.


“Shqiptarët mezi e gjetën një territor të lirë në Vlorë për të shpallur pavarësinë, sepse Kosova ishte në zjarr e flakë”.

Historiani thotë se ishte e çartë se pas tërheqjes së forcave turke ishte e qartë se një pjesë e territoreve shqiptare do të mbeteshin jashtë shtetit shqiptar.

“Tërheqja pa kushte e turqve nga territoret shqiptare iu la hapësirë shteteve ballkanike të synonin tokat shqiptare. Shqiptarët u mbrojtën me mjete vetanake aq sa munden sidomos në Kosovë”.

Zogaj tha se shqiptarëve në këto luftëra për çlirim u mungoi një strateg ushtarak siç ishte Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

“Lëvizjes sonë kombëtare në periudhat para nëntorit të vitit 1912 i mungoi një strateg ushtarak i kalibrit të Gjergj Kastriotit…Betejat nuk ishin të organizuara në aspektin ushtarak”, deklaroi më tej Agim Zogaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori