LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen 185 kilogram marihuanë në një shtëpi në Berovë

Policia gjen 185 kilogram marihuanë në një shtëpi në Berovë

Policia e Maqedonisë njofton se ka konfiskuar 185 kilogramë mariuhanë në një shtëpi në rrethinën e Berovës.

Sipas MPB-së, shtëpia ku është gjetur droga është në pronësi të personi M.P (63) nga Strumica, të cilën e ka shfrytëzuar djali i tij, 21-vjeçari M.P nga Strumica, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me urdhër paraprak të Gjykatës Themelore – Berovë, është bastisur shtëpia, ku është gjetur droga e mbështjellur me 18 qese.


Nga policia njoftojnë se e kanë arrestuar personin M.P dhe se po punojnë në zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit./Telegrafi/