Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga Krerë Shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë.
Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”
Ndërsa, Presidenti Italian Sergio Mattarella, në mesazhin e tij të urimit shpreh ndër të tjera se: “Përkujtimi i përbashkët së fundmi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, forcoi më tej jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe por edhe ndjenjën e ndarjes bashkërisht të faqeve të rëndësishme të historisë – siç u dëshmua konkretisht nga pakica arbëreshe mjaft aktive – si dhe të horizonteve të përbashkëta në gjirin e familjes evropiane dhe të komunitetit euro-atlantik”.
Po ashtu, Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier thekson në mesazhin e tij se: “Shqipëria është për Gjermaninë një partner i ngushtë dhe i besuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i çmuar evropian. Vendi juaj ka ndërmarrë vitin e shkuar përpjekje të mëtejshme të spikatura për të ardhur më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Tani është e rëndësishme që Shqipëria të vijojë të ndjekë këtë objektiv në mënyrë të vendosur, duke u mbështetur në bashkëpunimin konstruktiv të të gjithë aktorëve politikë të vendit në interes të së mirës së përgjithshme”. “Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian” – vijon më tej mesazhi i Presidentit të Gjermanisë.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor shprehet ndër të tjera se: “Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan.”
Një mesazh i veçantë urimi vjen edhe nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndër të tjera shkruan se: “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me Ju që, duke shfrytëzuar rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin e ardhshëm, t’i çojmë marrëdhëniet kino-shqiptare në një shkallë akoma më të lartë, për të mirën e dy vendeve dhe dy popujve tanë”.
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij nënvizon se: “Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimi dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të dy popujve e dy vendeve tona, si dhe të gjithë Evropës”.
Po kështu Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në mesazhin e saj dërguar Presidentit Meta thekson se: “Bashkëpunimi midis dy vendeve tona në forcimin e stabiliteti, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore zë një vend të rëndësishëm, veçanërisht në evidentimin e bashkëpunimit trilateral të Adriatikut. Republika e Kroacisë si mike dhe aleate e juaja, mbështet fuqishëm të ardhmen e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme për të vijuar të japë ndihmë dhe transferojë njohuri dhe eksperiencë nga proceset e saj të integrimit evropian”.
Mesazhe urimi Presidenti Meta ka marrë edhe nga Perandori i Japonisë Akihito, Mbreti i Spanjës Felipe VI i Spanjës, Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset, Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid, Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaité, Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr.Yousef A. Al Othaimeen, e shumë personalitete të tjera evropiane e botërore, si dhe bashkatdhetarë nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët apo nga diaspora.
Mesazhe të shumta vijojnë të mbërrijnë në këtë përvjetor të shënuar të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar, përcjell Telegrafin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?