LAJMI I FUNDIT:

AKB hap ‘Javët e Biznesit Kosovar 2018’, kërkohet konsumimi i prodhimeve vendore

AKB hap ‘Javët e Biznesit Kosovar 2018’, kërkohet konsumimi i prodhimeve vendore

Prodhues të shumtë vendës kanë promovuar prodhimet e tyre në panairin “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se “Javët e Biznesit Kosovar 2018”, organizohen tash e 16 vjet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Sipas tij, qytetarët duhet ngritur vetëdijen për të konsumuar prodhimet vendore, sepse konsumatorët munden edhe pa produktet serbe.


“Vetëm duke konsumuar prodhime shqiptare në zhvillojmë edhe vendin. Sot kemi kënaqësi të konsumojmë prodhime vendore e zëvendësim të atyre nga shteti fqinjë. Duhet të jemi besnik të prodhimeve tona”, tha Shahini.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka përgëzuar AKB-në për organizimin e “Javëve të Biznesit Kosovar 2018″.

Ai vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore për mbështetjen e bizneseve dhe prodhimit në përgjithësi. Ky projekt tradicional i cili këtë vit është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël”, projekt ky i MTI-së i cili zbatohet nga KIESA, e që ka për qëllim të informoj bizneset për politikat zhvillimore qeveritare dhe njëherë të sensibilizojë qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore.

“Pra, që në fillimi te mandatit kam cekur se prioritetet e MTI-së, do jenë përkrahja e vazhdueshme e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj, mbrojtja e konsumatorit, ngritja e cilësisë se produkteve vendore, zhvillimin e turizmit, etj.”, tha Shala

Ministri paraqiti disa nga aktivitetet e MTI-së që sipas tij të gjitha kanë për qëllim mbështetjen e kompanive kosovare dhe shfrytëzoj rastin të ftoj të gjitha kompanitë kosovare që të përcjellin aktivitet e MTI-së.

Javët paraqesin një mundësi te mirë të sensibilizimit të akterve kryesor për një bashkëpunim edhe më të mirë në mes të institucioneve qeveritare, kompanive prodhuese dhe konsumatorëve vendorë.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, tha se e mbështesin këtë organizim të rëndësishëm tradicional.

“Jemi të bindur se realizimi i qëllimit të tij primar e që është promovimi dhe shtytja e rritjes së konsumit të prodhimeve vendore, ndikon fuqishëm në zhvillimin e bizneseve dhe në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë. Motoja ‘Unë konsumoj prodhimeve vendore, po ju’, nuk e humb asnjëherë aktualitetin dhe ajo bëhet edhe më me peshë në rrethanat e reja të krijuara kohëve të fundit pas vendimeve të qeverisë për taksën në importin e prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, tha Gashi.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, vlerësoi aktivitetin e AKB-së, i cili është realizuar më parë edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanovcë.

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka dhënë mbështetje për prodhimet vendore që të ketë më shumë punësim e zhvillim.

Edhe Xhemail Dauti, nga Oda Ekonomike Maqedonisë Veri Perëndimore, vlerësoi të rëndësishëm këtë aktivitet, duke treguar se Maqedonia ka prodhime adekuate për tregun e konsumatorët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori