LAJMI I FUNDIT:

Pas tensioneve me Erdogan, Soros vendos të mbyllë aktivitetet në Turqi

Pas tensioneve me Erdogan, Soros vendos të mbyllë aktivitetet në Turqi

Fondacioni i miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros tha se do t’i japë fund operacioneve në Turqi.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se në mediat turke ka pasur pretendime të pabaza për punën e tij.

Njoftimi vjen pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Soros bën përpjekje të ndajë dhe shkatërrojë kombet.


Në një fjalim javën e kaluar, Erdogan ka thënë se Soros ka pasur lidhje me protestat anti-qeveritare në parkun Gezi të Stambollit në vitin 2013.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se do t’i mbyllë operacionet në Turqi “sa më shpejt që të jetë e mundur”, përcjell gsh.

Ai shtoi se disa hetime të reja kanë synim që ta lidhin atë me protestat në Gezi.

“Këto përpjekje nuk janë të reja dhe ato janë jashtë realitetit”, shtoi ai.

Fondacioni tha se ka punuar në Turqi në përputhje me ligjet e vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori