Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e takës doganore në vlerën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të disa artikujve të domosdoshëm ushqimor në Kosovë. Nga produktet e domosdoshme ushqimore të shtrenjtuara, janë, mielli, buka, sheqeri dhe vaji.
Javën e kaluar kur hyri në fuqi vendimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, por edhe përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe prodhuese në vend u kanë bërë thirrje bizneseve që të mos i rrisin çmimet e artikujve të cilat janë importuar nga Serbia.
Disa qytetarë e konsiderojnë të nxituar vendimin e tregtarëve për ngritje të çmimeve.
Hana, qytetare nga Prishtina, thotë se ajo që vërehet është tek çmimi i miellit.
“Ditëve të fundit nëpër dyqane kam vërejtur rritje të çmimeve, si mielli, vaji dhe buka. Mielli dhe buka janë më problem, kurse për artikuj tjerë ka alternativa të mjaftueshme. Unë nuk e di pse aq shpejtë i kanë rritur çmimet për produktet serbe. Por, në anën tjetër disa nga artikujt vendore janë më lirë se para një jave”, thotë ajo.
Kompanitë e përpunimit të produkteve të drithërave e pranojnë se kanë rritur çmimin e miellit, ndryshim ky që ka ndikuar edhe tek ngritja e çmimit të bukës në disa vende, e cila nga 0.30 tani kushton në 0.40 euro.
Çmimi i miellit në tregun e Kosovës ndryshon varësisht nga rajoni. Deri para vendosjes se taksës, çmimi për 100 kilogramë miell ka qenë rreth 32 euro, kurse aktualisht çmimi është rritur mbi 36 euro.
Por, afaristët nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vazhdim të ketë lëvizje tjetër të çmimeve të miellit, pasi sipas tyre, ai është produkt në treg që shfrytëzohet nga rezervat.
Jashar Jashari, menaxher në mullirin “Qali” thotë se janë në kërkim të alternativave për të siguruar këtë lëndë nga vendet tjera të rajonit.
“Për momentin jemi më çmimin e vjetër, por derisa të fillon të vjen gruri nga vendet tjera, çmimi është ngritur edhe për katër centë”, tha Jashari.
Ndryshe, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, mbi 123 milionë kilogramë miell dhe grurë janë importuar nga Serbia në Kosovë, vlera e të cilave ka arritur në mbi 22 milionë euro.
Kosova asnjëherë nuk ka arritur të përmbushë në tërësi nevojat e veta për grurë. Sipas të dhënave zyrtare, thuhet se Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimin e grurit, me vetëm rreth 50 për qind.
Efektet e taksës ndaj importeve nga Serbia e Bosnja thuhet se mund të shtrihen edhe te barnat, por që sipas kompetentëve, këto produkte janë lehtë të zëvendësueshme.
Përfaqësues të organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Konsumatori”, vlerësojnë se tregtarët po e keqpërdorin situatën për përfitime, kurse Qeveria nuk po arrin të mbajë tregun nën kontroll.
Selatin Kaçaniku, udhëheqës i kësaj organizate, thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet lejuar rritjen e çmimeve, madje sipas tij, në rast nevoje, duhet të jenë në dispozicion edhe rezervat shtetërore.
“Ka lëvizje të vogla të çmimit të miellit dhe bukës, ngritje të konsiderueshme të çmimit kemi te sheqeri. Edhe pse tregu ka rezerva të mjaftueshme, tregu ka ende furnizime të vjetra, por tregtarët e kanë keqpërdorur situatë dhe i kanë ngritur çmimet”.
“Pra, kemi keqpërdorim të rastit dhe paaftësi të Qeverisë për të mbajtur nën kontroll çmimet në treg”, tha Kaçaniku.
Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi pasi sektori i prodhimit nuk ka arritur të përmbush nevojat e tregut më artikuj të nevojshëm.
Për këtë tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë, duke lënë anash prodhimin.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim më 21 nëntor që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Rritja e kësaj takse, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga këtij dy shtete.
Reagime lidhur më vendimin e Qeverisë se Kosovës për rritjen e taksës për prodhimet serbe, ka pasur edhe nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë, e njohur si CEFTA.
Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?