Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritje të shkëmbimeve tregtare, duke krijuar lehtësira dhe duke larguar barrierat tarifore dhe jo tarifore.
Ai këto komente i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministrin e Financave të Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në qytetin e Pejës.
Ministri Shala ka thënë se kjo marrëveshje mbulon sfera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe garantimin e Investimeve të ndërmarrjeve duke mbrojtur dhe regjistruar pronën e tyre intelektuale apo industriale pasqyruar në Inovacione, shpikje, marka tregtare etj.
“Sot më shumë se kurrë vendet tona kanë nevojë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, duke krijuar të gjitha lehtësimet e mundshme, dhe heqjen e çdo barriere, si tarifore dhe jo tarifore që ekziston mes dy vendeve tona. Andaj sot në kuadër të plotësimit të objektivave për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit ndër institucional mes dy vendeve tona nënshkruam një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e Pronës Industriale për zbatimin e së cilës pastaj do të angazhohen dy institucionet tona, të cilat mbulojnë Pronën Industriale, e që janë Agjencia e Pronës Industriale e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme Markave dhe Patentave e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Shala.
Sipas tij, kjo marrëveshje dhe marrëveshjet tjera sot hapin një dritare të bashkëpunimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës