Oborri i është shndërruar në një hapësirë muzeu. Brenda tij janë të ndërtuara tri objekte secila më e vjetër se tjera.
Kulla daton që nga viti 1912, hambari 200 vjeçar, që mbante ushqimin e kafshëve dikur dhe mbajtësin e drithërave, familja Krasniqi nga fshati Llukar, ka arrit që t’i ruajë me xhelozi.
Pronari Jetullah Krasniqi ka thënë se këto objekte janë pasuria më e madhe që e ka trashëguar nga stërgjyshi i tij.
“Në atë kohë kanë qenë shumë banorë në shtëpi. Njerëzit kanë banuar lartë dhe kafshët poshtë. Në rast të ndonjë belaje hambari ka garantuar siguri”, tha për RTV Dukagjinin Jetullah Krasniqi.
Të ndërtuara me mjete primitive, këto objekte kanë një histori në vete.
73-vjeçari ka thënë se të tilla nuk mund të gjendën më edhe në ndonjë vend tjetër.
“Sipas rrëfimit të gjyshes, ky hambar duhet të ketë rreth 170 vjet. Drithi është ruajtur këtu. Edhe nëse është mbajtur 10 vjet këtu, drithi nuk është prishur as nuk është mykur, sepse objekti ishte i ndërtuar mirë”, rrëfen Krasniqi, përcjell Telegrafi.
Të tri këto objekte të vjetra, të cilat i mbijetuan kohës, janë shumë të rëndësishme, për familjen Krasniqi.
73 vjeçari ka thënë se me to, e sidomos me kullën, e gjithë familja janë të lidhur emocionalisht.
“Për ne këto objekte janë shenja se si kanë jetuar të parët tanë. Kullat nuk ka mundur t’i ndërtoj çdokush”, thotë më tej Jetullah Krasniqi.
Jetullah Krasniqi, kujdeset edhe sot me shumë kujdes për këto objekte dhe ka thënë se do t’i ruaj të tilla gjithmonë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova