LAJMI I FUNDIT:

A mundet akupunktura t’ju ndihmojë të mbetni shtatzënë?

A mundet akupunktura t’ju ndihmojë të mbetni shtatzënë?

Akupunktura është procesi i futjes së gjilpërave të vogla në vende të caktuara të trupit për të inkurajuar shërimin natyral dhe për ta liruar chi-në e brendshme (energjinë e jetës).

Ndonëse disa njerëz mund të jenë të frikësuar nga ky proces, kjo mjekësi e lashtë kineze përdoret për shumë aspekte, madje edhe në çiftet që duan të mbesin shtatzënë, transmeton Telegrafi.


Nëse e keni parë filmin ‘Sex and The City’, me siguri e mbani mend kur personazhi Charlotte ia jep një mundësi kësaj praktike pasi kishte dëgjuar për suksesin që ka te gratë që duan të mbesin shtatzënë.

Shumica e grave që kanë probleme me fertilitet pohojnë se akupunktura, bashkë me metodat tjera alternative lindore si joga e meditimi, u ndihmojnë t’ua rrisin shanset e ngjizjes.

Por, si funksionon kjo vërtet dhe a ka dëshmi suksesi?

Emma Cannon, eksperte e sterilitetit, thotë se faktikisht akupunktura i rritë shanset për të mbetur shtatzënë.

Akupunktura, sipas saj, funksionon në shumë mënyra: e përmirëson qarkullimin e gjakut në komblik, e stimulon pjesën e trurit që i kontrollon hormonet, pra e optimizon LH-në dhe hormonet tjera të sterilitetit.

Gjithashtu akupunktura është shumë ndihmëse te gratë që nuk ovulojnë sepse ndikon në rregullimin e hormoneve që ndërlidhen me ovulimin.

Nëse gjilpërat ju frikësojnë tej mase dhe keni frikë ta provoni, atëherë ka një metodë tjetër që mund ta përdorni – akupresurën, e cila është praktikë ku terapisti i përdorë gishtat për t’jua përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për ta liruar tensionin. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori