Ditëve të para të javës së fundit të nëntorit, një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, që do të kushtëzojë mot kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu, ndërkohë që masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
Mirëpo, nga dita e martë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes masa të ftohta arktike nga veriu i kontinentit, gradualisht do të shtrihen mbi rajon, e pritet që reshjet e shiut t’i shndërrojë në reshje bore, e nga e mërkura edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Nën kushte të një moti dinamik dhe parashikimeve për erëra mesatarisht të fuqishme, pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, derisa indeksi i kualitetit të ajrit pritet të zbres në vlera normale dhe të mira.
26.11 – Mot i butë, kryesisht me vranësira, e gjatë ditës me intervale të shkurta me diell. Herët në mëngjes dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
27.11-28.11 – Të martën mot kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë pritet të shndërrohen në borë. Në mbrëmje më ftohtë. Ditën e mërkurë në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës. Gjatë ditës kryesisht vranët dhe ftohtë, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
29.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Gjatë ditës pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime
30.11 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme, në fillim të javës minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e deri të premten do të zbresin në -7C. Maksimalet nga 10C deri 14C, do të zbresin deri në +2C.
Të hënën do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-10m/s, e nga dita e martë nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike, në fillim të javës do të zbres thellë nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale, përcjell Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania