Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot i butë, por me vranësira,kurse të dielën mund të ketë edhe reshje shiu.
Fushat anticiklonike, do të tërhiqen më në lindje, derisa nga Afrika Veriore fusha të presionit të ulët me masa të ngrohta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më të butë, por edhe me mundësi për të reshura shiu nga dita e diel dhe në fillim të javës.
Ndërkohë nga dita e martë, një vorbull ciklonike nga Atlantiku dhe masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojnë mbi rajon ku do të vazhdojnë të sjellin sërish kushte për të reshura, së pari shiu, e nga mërkura mot të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Ditën e shtunë vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, por nga diela me kushte të një qarkullimi të mjaftueshëm ajror, do të zbresin rreth vlerave normale dhe të mira.
24.11 – Në mëngjes mjegull. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
25.11 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
26.11 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
27.11 – Në mëngjes intervale me diell. Më pas vranësirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohët.
28.11- Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Në mëngjes reshje të dobëta bore.
Temperaturat ditëve të fundjavës do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 11C deri 12C. Nga mesi i javës së ardhshme do të pësojnë rënie, minimalet deri në -1C, e maksimalet në +2C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2m/s deri 8m/s, e nga dita e martë nga verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike, do të zbres thellë nën vlera normale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania