LAJMI I FUNDIT:

Serbët e shohin situatën në mënyra të ndryshme pas zhvillimeve të djeshme në veri

Serbët e shohin situatën në mënyra të ndryshme pas zhvillimeve të djeshme në veri

Pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të djeshme si pasojë e arrestimit të katër qytetarëve serbë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe protestave nëpër lokacione të ndryshme, gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës po mbretëron gjendje e qetë.

Autoritetet e rendit duke folur për KosovaPress, kanë përshkruar gjendjen e përgjithshme si të qetë dhe nën kontroll.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka thënë përmes telefonit se gjendja aktuale në veri të Mitrovicës është e qetë.


“Gjendja në veri të Mitrovicës është e qëndrueshme, e qetë dhe nën kontroll. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, ka thënë Hoti.

Edhe Dushanka Radojev, qytetare nga veriu, situatën në veri të Mitrovicës e sheh sot të qetë pas ngjarjeve të ditës së djeshme.

Ajo lutet që situata të jetë e mirë, ndërsa i vjen keq kur ndodhin gjëra të këqija këtu.

“Tani gjithçka është në rregull faleminderit Zotit, veç ne të mbetet gjendja kështu…Lus Zotin që gjithçka të jetë mirë, vajza më studion këtu dhe më vjen keq për gjithçka që ndodhë këtu”, theksoi Radojev.

Në anën tjetër, kishte qytetarë të cilët situatën e përgjithshme në atë pjesë e shohin të tensionuar.

Një qytetare serbe nga veriu i Mitrovicës, e cila nuk deshi të prezantohet, tha se situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.

“Gjendja në Mitrovicë është akoma e tensionuar…Po, tek ne gjithnjë gjërat duken qetë… Nuk pres asgjë, pres të shkoj në shtëpi të përgatis drekën”, tha ajo.

Sejfa Bajroviq, po ashtu nga veriu i Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se situatë e tensionuar në atë pjesë po mbretëron që 20 vite.

Sipas saj, qytetarët duhet të shikojnë si të jetojnë sa më mirë, ndërsa politikën t’ua lënë politikanëve.

“Me ju thënë të drejtën, kjo situatë nuk është vetëm nga dje, sot, nesër e pasnesër, kjo po zgjatë kështu që 20 vite, nga 1999. Kjo është sikur një imponim psikologjik, ka s’ka, don. nuk don, sikur motin kur e pret me ra ose mos me ra shi dhe kjo kështu po zgjat që 20 vite…Po e tensionuar, sepse secili nge ujin në mullirin e vet…Duhet shikuar si të jetojmë, t’ua lëmë politikanëve punën e tyre…Jo vetëm dje, gjendje e tensionuar është që 15 vite…Gjithmonë duhet të jetë njeriu optimist”, sqaroi Bajroviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori