LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Amerikane përgëzon Kuvendin e Kosovës për miratimin e ligjeve të Agjendës Evropiane

Ambasada Amerikane përgëzon Kuvendin e Kosovës për miratimin e ligjeve të Agjendës Evropiane

Ambasada Amerikane në Kosovë ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për Agjendën Evropiane të Reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.

“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në tragjëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbronë ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, ka shkruar në Twitter u.d ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.


Këtë postim të diplomatës amerikane e ka shpërndarë në Twitter-in e tij kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka falënderuar deputetët dhe Ambasadën Amerikane për punën e mirë që kanë bërë për miratimin e ligjeve. /Telegrafi/