LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që plagosi policen

Arrestohet personi që plagosi policen

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin autorin e plagosjes së efektives së Policisë, Ina Nuka.

Nga shërbimet e Policisë Tiranë u bë identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes, Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”./lapsi.al/