LAJMI I FUNDIT:

Daci mbështet korrigjimin e kufijve: Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku nuk i vyejnë askujt (Video)

Daci mbështet korrigjimin e kufijve: Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku nuk i vyejnë askujt (Video)

Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka dhënë vlerësime të larta për zyrtarët shtetërorë të Kosovë.

“Unë asnjëherë nuk kam parë në veprimet e Presidentit ose Kryeministrit tradhti ose mashtrim. Të njëjtën gjë po e bën edhe Kryeparlamentari. Bile unë kam qenë i pranishëm kur ky Kryeparlamentar ka qenë më i ashpër se unë duke e quajtur racizëm, mosliberalizimin e vizave nga BE-ja”, tha ai.

Daci në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se shkëmbimi i territoreve është nocion i ndryshëm nga korrigjimi i kufijve.


“Korrigjimi ka ngjarë në një vit të keq për Kosovën. Në atë kohë kur është bërë mbledhje e armëve… është bërë propozimi që ku nuk ka serbë me dërgua dhe ku ka shumë shqiptarë me i rrallua. Është gjet formula që Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, që nuk i vyejnë askujt, t’i jepen hartës së Kosovës, dhe t’i merret Lugina e Preshëvës që ka shumë më tepër popullatë”, tha ai.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës thotë se është e dhimbshme kur e pyesin profesorë universitarë pse ai nuk reagon kundër korrigjimit të kufijve.

“Kundër kujt me reagua. Unë i pyes ata që janë kundër korrigjimit të kufijve, a ka pasur në histori të Kosovës dy Mitrovica?…Kjo është turp për ju. Ju po kërkoni me çdo kusht që Kosova të mbetet në Serbi”, tha Daci, përcjell Telegrafi.

Ish zyrtari i lartë i LDK-së dhe më pas kryetari i LDD-së ka bërë një analogji mes korrigjimit të kufijve me afatet e provimeve për studentët.

“Korrigjimi i kufijve është e njëjta gjë sikurse kur bën hartim me shkrim. Ose ke rënë nga provimi në afatin e qershorit si student, vjen shtatori, është korrigjimi i tetorit, nëse e kalon atë [provim]”, tha Daci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori