Kryetari i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës është një punë e mbarë.
“Bashkimi Evropian kurrë nuk ka qenë i ndjeshëm ndaj kërkesave tona. Ndërsa gjithmonë kur Serbia ka shtyrë diçka në agjendë ka gjetur mbështetje në Evropë. Por, edhe liderët tanë kanë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, për shkak se kanë menduar se duhet të sillemi ashtu në Evropë”, tha Daci.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Evropa është ndërtuar në bazë të teorisë së judeo-kristianizmit, dhe çdo gjë që del nga ky kontekst është vështirë të pranohet.
“Evropa është ndërtuar, jeton dhe vepron në bazë të teorisë së judeo-kristianizmit dhe çdo element që nuk është në këtë fundament, shumë vështirë përpihet në strukturat e BE-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Daci thotë se reagimi i Brukselit kundër Kosovës për taksën e vendosur ndaj Serbisë, nuk është gjë tjetër, pos reagim politik.
Akademiku ka thënë se ngritja e çmimeve një ditë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe është veprim shumë i ulët nga bizneset.
Ish zyrtari i lartë i LDK-së ka thënë se Serbia duhet të harrojë se Kryeministri i Kosovës është i së kaluarës, por i sodit dhe së nesërmes.
“Taksa duhet të mbetet aq kohë sa e vlerëson kryeministri Haradinaj”, ka deklaruar ndër të tjera Nexhat Daci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Ekzekutimi i Eduart Reçit në Tiranë, bien në pranga vëllezërit – njëri prej tyre oficer policie
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj