LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian: Nevojiten sqarime nga Hungaria për vendimin për azil

Komisioni Evropian: Nevojiten sqarime nga Hungaria për vendimin për azil

Komisioni Evropian e ndaj qëndrimin e euro-komisionarin për Zgjerim Johahnes Hahn se vendimi për dhënien e azilit Nikolla Gruevski meriton sqarime shtesë nga ana e autoriteteve hungareze.

Nuk ka ikje nga sundimi i së drejtës”, deklaroi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Schinas, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai porositi se vendimi për dhënien e azilit Gruevski është vendim i gjykatësit dhe se Komisioni Evropian “nuk mund të bëj shumë këtu”, por se kjo nuk do të thotë se nuk janë të nevojshme informata shtesë.

“Vendim i këtillë kërkon shpjegime shtesë”, shtoi Schinas.

Komisioni Evropian: Gruevski është i dënuar për korrupsion ndërsa për azil vendosin vendet anëtare
Lexo po ashtu Komisioni Evropian: Gruevski është i dënuar për korrupsion ndërsa për azil vendosin vendet anëtare

Komisioni Evropian përsëriti se ka marrë letrën nga eurodeputeti Benedek Javor që kërkon npërgjigje nga euro-komisionari për Migrim Dimitris Avramopoulos për legalitetin e vendimit për azil të Hungarisë.

Sipas Javiir, ky vendim është në kundërshtime me direktivën e BE-së nga viti 2011. KE megjithatë nuk dëshiron të paragjykojë se cili do të jetë përgjigja e Avramopoulos./Telegrafi/