LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Përfaqësuesit e politikës së jashtme të Kosovës nuk kanë kredibilitet jashtë vendit (Video)

Kurti: Përfaqësuesit e politikës së jashtme të Kosovës nuk kanë kredibilitet jashtë vendit (Video)

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për politikën e jashtme se Kosova praktikisht nuk është duke funksionuar.

Kurti tha se presidenti e ka hedhur në gjyq kryeministrin për pronat në veri dhe kuvendin për atë se a mund ta anashkalojë në çështje të caktuara, e kjo sipas tij është intencë për grusht-shtet.

Sipas Kurtit, edhe Kuvendi e ka dërguar presidentin në gjyq, për deportimin e turqve dhe shpenzimet e lobimit.


“Institucionet e shtetit tonë edhe të pandehur edhe prokurorë”, tha Kurti, duke shtuar se vendi ka një president që flet për kompromise të dhimbshme për vendin.

“Përfaqësuesit e politikës së jashtme nuk kanë kredibilitet jashtë vendit. Sa më shumë lobojnë këta, aq më keq bëhet”, tha Kurti, duke shtuar se asgjë nuk kanë bërë në politikën e jashtme, duke pasur parasysh që Kosova ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, Interpolit, Unesco-s.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, përfaqësuesit e politikës së jashtme kanë qasje të njëjtë lobimi për të gjitha organizatat, e po ashtu kanë qasje bizsnesore. /Telegrafi/