Pas rritjes së taksës 100 për qind ndaj Serbisë, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.
Sipas tij, pas dhjetë vjetëve pavarësi ky është një vendim i dinjitetshëm.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
MË NË FUND, PAS DHJETË VITEVE PAVARËSI NJË VENDIM I DINJITETSHËM!
Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që vije në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të Pavarësisë e të shtet-ndërtimit.
Ky vendim nuk guxon të jetë i vetmi i kësaj natyre. Kosova duhet të merr edhe vendime të tjera në raport më cdo veprim të Serbinë, përderisa ajo vazhdon të eci me kokëfortësi në gjurmët e politikave të gjenocidit serb të kohës së Rankoviqit e të Millosheviqit. Ky vendim duhet të jetë përgjigje edhe për Bashkimin Evropian, pasi më shumë se pesë vende të tij votuan kundër ose abstenuan për t’u anëtarësua Kosova në Interpol. Kjo u bë për dy arsyeje:
Pse ato vende që 20 vite janë duke i mbrojtur politikat e gjenocidit serb, për të cilin gjenocid kanë dëshmi të shumta të cilat i dinë mirë ato vende, ashtu sic i dinë e gjithë Bota e qytetëruar; dhe
Pse po i mbrojnë kriminelet serb për të cilët Kosova duhet t’i kërkonte dhe ata të dilnin para drejtësisë për veprat e shumta kriminale, për të cilën gjë Serbia ka investuar para të shumta.
Nëse Botës se qytetëruar nuk i janë shkaktuar dhimbje njerëzorë, ne që i kemi jetuar ato dhimbje zemre, nuk jemi të obliguar t’i heshtim ato dhimbje të shpirtit njerëzor! Zërat e tyre nuk na lënë që të flemë rehat! Mogerini dhe askush në Bruksel, e theksoj askush në Bruksel nuk ka të drejt morale e as politike, madje as njerëzore t’ia mohoj Kosovës të drejtën për të marr vendime në mbrojtje të interesave të saja jetike. Gjatë e kemi pritur drejtësinë, por ajo nuk po duket gjëkundi! BE-ja nuk e ka ketë të drejtë edhe për faktin pse pas shekullit të errtë të sundimit serb në Kosovë, ajo po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës. Nëse Brukseli dëshiron të reflektoj vlera demokratike, atëherë ai presionin duhet ta drejtoj mbi pinjollët e gjenocidit, mbi ata që vazhdojnë të qeverisin në Beograd dhe që i kanë amnistuar nga të gjitha politikat e krimit e të gjenocidit të kryera jo vetëm në Kosovë.
Ndërsa, udhëheqësit e Kosovës e kanë momentin e fundit ta tregojnë burrërinë e tyre për t’i dalë zot vendit e kombit të tyre. Nëse nuk e kanë burrërinë ta bëjnë ketë që i duhet kombit, le t’i lirojnë ato vende se ka kush u del zot! Politikat e gjenocidit serb nuk duhet toleruar më!
Qytetarët e Kosovës do të jenë në mbrojtje të lirisë dhe të perspektivës në vendin e vet! Edhe më fuqishëm sesa ishin në luftën e fundit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar