LAJMI I FUNDIT:

Mirëpritet vendimi i Qeverisë për taksën e re ndaj produkteve serbe (Video)

Mirëpritet vendimi i Qeverisë për taksën e re ndaj produkteve serbe (Video)

Prodhuesit e Kosovës dhe njohësit e ekonomisë e kanë mirëpritur një vendim të tillë të qeverisë së Kosovës për  produktet e Serbisë. Thonë se kjo masë ishte e domosdoshme dhe se nga kjo do të fuqizohen  prodhuesit vendorë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të rritet taksa doganore prej 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, është mirëpritur në Kosovë.

Vllaznim Osmani, nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, thotë se taksa është e mirëpritur për prodhuesit vendorë.


“Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrahë fuqimisht vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksë mbrojtëse ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Për ne si prodhues kjo taksë është e mirëpritur. Ne që një kohë të gjatë kemi kërkuar masa mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, pasi produktet e Kosovës po e kanë të vështirë të penetrojnë në treg nga konkurrenca jolojale e këtyre produkteve”, tha Vllaznim Osmani për RTV Dukagjinin.

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se një masë të tillë me Serbinë,  Kosova e ka pasur të domosdoshme dhe është dashur të merret edhe më herët.

“Përderisa Serbia bën një shkelje permanente të marrëveshjes së CEFTA-s në raport me Kosovën, atëherë unë mirëpres masën e vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe kërkoj që të jenë konsistent në raport me Serbinë, përderisa ajo nuk respekton marrëveshjet kontraktuale që ka në raport me Kosovën”, tha Naim Gashi, përcjell Telegrafi.

Gazetari i  çështjeve të ekonomisë, Zekirja Shabani, thotë se ky është një vendim i guximshëm i qeverisë dhe se Kosova mund të jetoj edhe pa produktet serbe.

“Fillimisht duhet përshëndetur vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Për dallim nga taksa 10%, kjo taksë prej 100% është dashur të vendoset më herët për të ndihmuar ekonominë dhe të stimulojnë prodhuesit vendor për të treguar vetën nëse vërtet mund të kenë prodhim për të mbuluar tregun vendas”, tha Shabani.

Para disa javësh, Qeveria e Kosovës vendosi fillimisht taksën prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina. Disa herë gjatë viteve të fundit është kërkuar një veprim i tillë nga institucionet e Kosovës, që i fuqizon edhe më shumë prodhuesit vendorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori