LAJMI I FUNDIT:

Dalin rezultatet e ekspertizës, tejkalimi shkaktar i vdekjes së katër anëtarëve të familjes Shala

Dalin rezultatet e ekspertizës, tejkalimi shkaktar i vdekjes së katër anëtarëve të familjes Shala

Aksidenti mes tri veturave që ndodhi në Mramor në mbrëmjen e 16 nëntorit, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Gjilan u mori jetën katër personave nga familja Shala, derisa në aksident ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Pas hetimeve të bëra, sot kanë dal rezultatet e parë të ekspertizës së komunikacionit që tregon edhe shpejtësinë e veturës në të cilën ishte ambasadorja turke dhe shkaktarin e aksidentit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë për indeksonline se shkaktar i aksidentit sipas rezultateve të para po dyshohet që të jetë tejkalimi që ka bërë vetura e tipit Opel Corsa, në të cilën gjendeshin katër anëtarët e familjes Shala.


Ai ka theksuar se kjo ekspertizë është kryer nga dy ekspertë, të cilët kanë konstatuar se në momentin kur ka ndodhur aksidenti vetura Opel Corsa (vetura e familjes Shala) ka qenë në shpejtësi 80 deri në 86 kilometra në orë, vetura ‘BMË’ e Ambasadës deri 60 kilometra në orë, ndërkaq, vetura e tretë e tipit ‘Audi’ ka qenë rreth 100 deri në 110 kilometra në orë.

Shpejtësia e lejuar në këtë pjesë është deri në 60 kilometra në orë, me mundësi tejkalimi.

“Sipas këtij raporti, në bazë të shenjave të para që na kanë sjellë, po del që vetura ‘Opel Corsa’ ka dalë në tejkalim jo të përshtatshëm. Nuk ka qenë në vijë të plotë, mirëpo, edhe pse ka pasur mundësi tejkalimi duhet të shikohen rrethanat, lëvizjet e veturave tjera”, ka theksuar Beka.

E tejkalimi që e bëri vetura e tipit ‘Opel Corsa’, sipas prokurorisë po del të jetë shkaktari i aksidentit tragjik.

Në ekspertizë thuhet se Vetura ‘Audi’ ka qenë prapa veturës ‘BMË’ kur ka ndodhë kontakti direkt mes tyre. Vetura ‘Opel Corsa’ me ‘BMW-në’ janë ndarë pas goditjes dhe kështu vetura ‘Audi’ i ka rënë vetëm ‘BMË-së’, duke e rrotulluar. ‘Opel Corsa’ gjatë tentim tejkalimit ka dalë në trak të ‘BMW-së’ që u godit më pas nga ‘Audia”.

Vetura ‘Opel Corsa’ ku ishin edhe viktimat gjatë tentim tejkalimit është prekur nga goditja e ‘BMË’së’, ndërkaq vetura e ambasadores u godit më pas edhe nga ‘Audia’.

Ky rast është kualifikuar në prokurori si rrezikim i trafikut publik. Deri më tani nuk është ndaluar askush sepse shkaktar sipas ekspertizës po del të jetë lëvizja e veturës së personave tashmë të ndjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori