LAJMI I FUNDIT:

Gruaja marokene mbyti të dashurin dhe gatoi eshtrat e tij – krimi u zbulua nga vëllai i viktimës

Gruaja marokene mbyti të dashurin dhe gatoi eshtrat e tij – krimi u zbulua nga vëllai i viktimës

Një grua marokene është akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj dhe për shërbimin e eshtrave të tij punëtorëve pakistanezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, thonë prokurorët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gruaja vrau të dashurin e saj tre muaj më parë, thonë ata, por krimi u zbulua vetëm kohët e fundit kur një dhëmb njerëzor u gjet brenda një pajisje të kuzhinës së saj.


Dhe siç thuhet më tej, ajo pranoi në polici, duke e quajtur atë një moment “çmendurie”, ka thënë gazeta shtetërore The National.

Gruaja, e cila është në të 30-at, kishte qenë në marrëdhënie me viktimën për shtatë vjet.

Sipas The National, ajo e vrau pasi i tha asaj se po planifikonte të martohej me dikë tjetër nga Maroku.

Ndërsa policia nuk zbuloi se si u vra, ata thanë se e dashura e tij kishte shërbyer eshtrat e tij si pjesë e një ushqimi tradicional të orizit dhe mishit, disa shtetasve pakistanezë që punonin aty pranë.

Zbulimi u bë vetëm kur vëllai i viktimës shkoi në kërkim të tij në shtëpinë e tyre në qytetin e Al Ainit, i cili gjendet në kufirin me Omanin.

Atje ai gjeti një dhëmb njerëzor brenda një pajisje kuzhine, shkruan gazeta.

Kështu, ai raportoi se vëllai i tij ishte zhdukur, pas së cilës gjë u kryen testet e ADN-së mbi dhëmbin dhe u konfirmua se i përkiste viktimës. /Telegrafi/