LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Masa ndaj Serbisë, shkak i bllokimit të vendit për t’i gëzuar të drejtat e CEFTA-s

Haradinaj: Masa ndaj Serbisë, shkak i bllokimit të vendit për t’i gëzuar të drejtat e CEFTA-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrja e vendimit për rritjen e taksës është veprim i zorit, pasi sipas tij Serbia e ka bllokuar Kosovën.

“Jemi dëshmitar që një kohë të gjatë se Kosova është bllokuar, nuk është lejuar që t’i gëzojë të drejtat e CEFTA-s, është penguar përmes origjinës së mallit pra duke mos e njohur origjinën e mallit, është penguar në transport, analiza dhe në çdo instrument tjetër. CEFTA, nuk ka funksionuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo është dëshmi. Serbia është duke e cenuar edhe sigurinë kombëtare, pra kjo është qasja që ka ardh nga Serbia në vazhdimësi në periudhat e fundit”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e 76-të të Qeverisë,  nga ku kjo e fundit mori vendim për vendosjen e masës prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks.

Haradinaj, tha se, pasi është bërë një analizë e respektimit të marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia, shihet se në të gjitha vitet e kaluara, prej kur ekziston CEFTA, Serbia i ka vendosë Kosovës barriera jotarifore, jo taksë e ngjashme sikurse që e ka vendosë Kosova, por e ka kontestuar origjinën e mallit dhe vetvetiu malli i Kosovës ka pasur vështirësi të hyjë në Serbi.


Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

“E ka vështirësuar dakordimin e analizave për çdo produkt që ka hyrë, ka vendosë procedurë të verifikimit të analizës dhe e ka bërë të pamundur të hyjë ose të transportohet. Ka penguar transportin, pra vulat e dyfishta. Ka përdorur plot masa, me të cilat Serbia nuk e ka respektuar CEFTA-n. Edhe pse Kosova është ankuar disa herë radhazi te CEFTA dhe institucione tjera të BE-së, prapë Serbia nuk e ka respektuar këtë masë, shtuar këtu edhe agresivitetin politik, pengesat që ia bënë vendit”, e bëri të qartë kryeministri Haradinaj duke thënë se Qeveria e vendit nga sot, obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, vendimi ky që ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ndër tjerash, duke i listuar shkeljet që ia kanë bërë në vazhdimësi Serbia dhe Bosnje Hercegovina Kosovës, siç janë mosrespektimi i rregullave të origjinës dhe bashkëpunimit në administrimin doganor, përdorimi i vulave paralele të cilat nuk i njihen Kosovës, Menaxhimi i Integruar i Kufijve, ku nuk kanë vendosur kontroll efektiv mbi qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, dëme materiale dhe siguria e ultë në brezin kufitar, pastaj Energjia nga ku 30 milionë euro humbje direkte në vit dhe rreth 300 milionë euro humbje si rezultat i mungesës së qasjes në energji, e po ashtu ndihma shtetërore që në çdo euro të shitur në Kosovë Serbia i stimulon kompanitë serbe me 30 cent, dhe shumë shkelje tjera, kryeministri Haradinaj, shtoi se kjo është një masë legjitime që kanë marrë institucionet e Kosovës, jo nga dëshira, por për shkak të sjelljes shqetësuese të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, e bëri të qartë se tash ky është realiteti dhe kjo masë e ndërmarrë sot duhet të zbatohet një qind për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori