LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora sjell këngën e re dedikuar qytetit të Londrës

Rita Ora sjell këngën e re dedikuar qytetit të Londrës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është duke i publikuar këngët e reja njëra pas tjetrës.

Krejt kjo ngase më datë 23, këtë të premte, ajo do të publikojë albumin e dytë në karrierën e saj me titull “Phoenix”.

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Sot (e mërkurë), Rita publikoi këngën e katërmbëdhjetë të albumit të saj, “Falling to Pieces”.


Kjo këngë është një nga më të veçantat në albumin e saj, kjo pasi i dedikohet qytetit të saj ku u rrit, Londrës.

“‘Falling To Pieces’ ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për A Listit.

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Ditë më parë, Ora ka bërë edhe lansimin e këngëve “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

Pjesë e albumit “Phoenix” janë edhe këngët e njohura “Anywhere”, “Your Song”, “Lwet you love me”, “Girls” (bashkëpunim me Bebe Rexhë, Cardi B dhe Charli XCX), dhe “Lonely together” (bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin).

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ftoi miqtë dhe familjarët e saj në një ndejë private në Londër, për të festuar finalizimin e suksesshëm të albumit të saj të ri, i cili vjen pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Thomas Concordia/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Nëna e Leon Dajakut merr vëmendjen e mediave prestigjioze - i dedikojnë artikull për dukjen

Magazina
Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Marina Vjollca hedh poshtë thashethemet se është ndarë nga Ghetto Geasy

Magazina
Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Shijon muajt e fundit të shtatzënisë - Sara Gjordeni shkëlqen në fotosesionin e ri

Magazina
Richard Gere nuk e fsheh dashurinë e madhe që ka ndaj bashkëshortes, e cila është 34 vjet më e re

Richard Gere nuk e fsheh dashurinë e madhe që ka ndaj bashkëshortes, e cila është 34 vjet më e re

Magazina
Melania flet për takimin e parë me Trump: Ishte në një takim me një grua tjetër kur më kërkoi numrin

Melania flet për takimin e parë me Trump: Ishte në një takim me një grua tjetër kur më kërkoi numrin

Magazina
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?

Magazina
Kalo në kategori