LAJMI I FUNDIT:

Vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Vendet që votuan kundër pranimit të Kosovës në Interpol

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në organizatën e policisë ndërkombëtare e njohur si Interpol, mediat serbe kanë publikuar listën e vendeve që kanë votuar kundër, pro si dhe të atyre që kanë abstenuar.

Kujtojmë se për pranimin e Kosovës në Interpol është votuar dje (e martë) në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai, ku pas dy raundeve Kosova nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për pranim, transmeton Telegrafi.

Në raundin e parë për pranimin e Kosovës kanë votuar pro 76 vende, 56 ishin kundër dhe 22 tjera kanë abstenuar, ndërkaq në total kanë votuar 154 vende.


Në raundin e dytë kanë votuar 135 vende, 68 ishin pro, 51 kundër dhe 16 kanë abstenuar.

Mediat në Serbi kanë publikuar listën e vendeve që e kanë përkrahur Serbinë, si dhe ato që votuan pro pranimit të Kosovës në Inerpol.

Kundër Kosovës kanë votuar: Republika e Afrikës së Jugut, Angola, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Kamboxhia, Kameruni, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Eritrea, Spanja, Greqia, Grenada, Guinea, Guinea Ekuatoriale, Ishujt Solomon, Indonezia, Iraku, Irani, Kenia, Kirgistani, Laosi, Libia, Libani, Malajzia, Maroku, Mauricius, Meksika, Moldavia, Mongoloa, Mozambiku, Mianmari, Namibia, Nepali, Uganda, Peruja, Filipinet, Republika Domenikane, Republika Demokratike e Kongos, Rumania, Rusia, Serbia, Sudani, Siria dhe Tunizi.

Ndërkaq vendet e rajonit që ishin pro pranimit të Kosovës në Interpol janë: Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bullgaria, ndërkaq Hungaria ka abstenuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori