LAJMI I FUNDIT:

Prizren, dy meshkuj sulmojnë një femër

Prizren, dy meshkuj sulmojnë një femër
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy meshkuj të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një femër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, të martën në ora 04:25.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /Telegrafi/


Foto: Ilustrim