MASH-i planifikon rinovimin e konvikteve të shkollave të mesme (Video)
Ministria e Arsimit ka parashikuar buxhet të posaçëm për rikonstrumin e konvikteve të shumë shkollave të mesme në vend. Në leximin e parë të propozim ligjit për standardin e nxënësve zv. ministri i Arsimit, Petar Atanasov tha se për këtë qëllim do të sigurohen mjete shtesë jashtë buxheteve të planifikuara vjetore.
“Prej 18 konvikteve të shkollave të mesme që kemi në listë, një numër i madh i tyre mund të them se punojnë mirë por disa prej tyre vërtet janë në gjendje të rëndë. Që të mund tu dalim në ndihmë këtyre konvikteve, tu japim ose ti sigurojmë mjete financiare që ti mbulojë shpenzimet e ngrohjes, ujit, rrymës dhe gjithë ajo që është objekt që duhet të funksionojë, kemi nevojë për këtë ndryshim ligjor”, tha Petar Atanasov, zv ministër i Arsimit.
Opozita maqedonase ishte e ndarë në qëndrime rreth propozimit për ndryshime në Ligin për standard të nxënësit. Njëra palë kritikoi procedurën e përshpejtuar të ndryshimeve ligjore duke shtuar se në këtë rast Qeveria edhe një herë shpërblen menaxhuesit e pasuksesshëm të konvikteve. Ndërkohë që pala tjetër nënvizoi se pa kushte të duhura në konvikte do të humbet edhe interesi për shkollat e mesme, posaçërisht ato me karakter rajonal.
“Unë prisja zgjidhje sistematike për financimin e konvikteve duke përfshirë edhe ato studentore. Vendime të këtilla dhe të shpejta nuk sjellin rezultate të duhura. Me këtë ligj, sërish për të satën herë nga ana e kësaj Qeverie shpërblehen menaxhuesit që pa sukses kryejnë detyrat e tyre”, deklaroi Dragan Danev, VMRO.
“Nëse nuk funksionojnë këto konvikte atëherë rrezikohet edhe funksionimi I rregullt I vet shkollave të mesme nga aspekti i tyre rajonal, karakteri i tyre rajonal..Kjo shtesë e financimi zotëri zv ministër, me iniciativë nga deputeti Panço Minov nga Kavadari, nga GROM të bëhet me ndryshime të mënyrës së financimit të këtyre ose njësive tjera të cilat janë shfrytëzues përmes bllok donacioneve”, tha Panço Minov, GROM.
Sipas zv/ministrit të arsimit Petar Atanasov, për momentin konviktet financohen me 7500 denarë në muaj për një nxënës ndërsa analizat reale kanë treguar se minimum janë të nevojshme 12 mijë denarë për një nxënës./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri