Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se ky institucion nëse vërteton ndonjë rast që tregtarët kanë bërë marrëveshje gojore apo më shkrim për të rritur çmimet në treg, atëherë për ta do të ketë masa rigoroze.
Ai për Epoka e Re ka folur edhe për dyshimet e mundshme në rast të ngritjes së çmimit të bukës nga furrtarët e Prizrenit.
“Dje e kam thirrur mbledhjen e komisionit të Autoriteti të Konkurrencës dhe e kemi caktuar një grup të hetuesve të cilët kanë marrë përgjegjësi specifike për identifikimin e sjellësve antikonkurruese të ndërmarrjeve, të cilat potencialisht mund të bëjnë ndonjë marrëveshje gojore apo me shkrim në mënyrë të bashkërenduar për të fiksuar çmimet, sidomos në këtë situatën e fundit dhe për furrtarët e Komunës së Prizrenit. Ne veç e kemi formuar grupin punese dhe sot tërë ditën kanë qenë hetuesit në terren në bashkëpunim edhe me Komunën e Prizrenit për t’i monitoruar këto sjellje. Ne po presim rezultatet e hetuesve dhe do ta marrim vendimet e duhura sipas fakteve në terren”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Prestreshi, ka paralajmëruar dënime deri në 10 për qind të fitimit të vitit paraprak nëse vërtetohen marrëveshjet e fshehta.
“Nëse ka prova që është bërë ndonjë ‘kartel’. Tregtarët do të dënohen deri në 10 për qind të fitimit të qarkullimit vjetor të vitit paraprak. Nëse një biznes ka 1 milion euro fitim qarkullim, atëherë gjoba do të jetë 100 mijë euro. Si autoritet i kemi gjobat më të larta nga të gjitha institucionet e vendit”, ka thënë Prestreshi. /Epoka e Re /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'