LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it

Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e INTERPOL-it

Edhe pas raundit të dytë të votimit Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Votimi në raundin e dytë në Asamblenë së Përgjithshme të INTERPOL-it për Kosovën ishte 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime. Këto vota nuk ishin të mjaftueshme që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate për bashkëpunim policor.


Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër.

Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.

Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm.

Kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësim në INTERPOL ishte bërë në muajin prill të vitit 2015. E nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aplikacioni i dytë ishte dorëzuar në INTERPOL përmes kanaleve të tërthorta, gjegjësisht ishte përcjellë në INTERPOL nga misioni i UNMIK-ut, por  që organet e INTERPOL-it nuk e kishin marrë në shqyrtim aplikacionin.

Kosova në pritje të anëtarësimit në INTERPOL
Lexo po ashtu Kosova në pritje të anëtarësimit në INTERPOL

Ndërkaq, në vitin 2017 Kosova ishte tërhequr nga aplikimi në INTERPOL, raporton Telegrafi.

Për anëtarësim në këtë organizatë nevojiteshin shumica prej 2/3 (dy të tretave) të votave të anëtarëve të shteteve të INTERPOL-it që janë të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme kur votohet për anëtarësimin e një shteti në INTERPOL.

Ndryshe, Interpol është organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare, ndërsa është themeluar në vitin 1923 për të nxitur bashkëpunimin policor.  Në fakt, roli bazë i INTERPOL-it është të funksionojë si një qendër informacioni.

Për t’u anëtarësuar në INTERPOL nuk është kusht të jesh vend anëtar i OKB-së.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori