E plotësuar (09:40): Kosova në raundin e parë të votimit nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.

Në raundin e parë të votimit 76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 kanë abstenuar.


Ndryshe, pas pauzës disa minutëshe të Asamblesë së Përgjithshme, pritet raundi i dytë i votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

E plotësuar (09:05): Aktualisht shtete të ndryshme të pranishme në Asamblenë e INTERPOL-it po japin qëndrimet e tyre rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Gjatë raportimit të delegacioneve para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it deri tani pro Kosovës janë prezantuar ndër të tjera, Turqia, Arabia Saudite, Nigeria, Guajana, Pakistani etj, ndërsa me qëndrime kundër kanë dalë Maroku, Bjellorusia, Kina, Namibia etj.

E plotësuar (08:40): Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme së INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.

Të pranishëm në Asamble gjatë raportimit të Qalajt ishin edhe një delegacion nga Policia e Kosovës.

Para Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtur fjalim edhe Shqipëria.

E plotësuar:  Aktualisht drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është duke raportuar para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.

Finalja për INTERPOL, Pacolli optimist se Kosova do të anëtarësohet

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur optimistë se Kosova nga sot do të jetë anëtare e INTERPOL-it.

Kosova pret të marrë mbështetjen e dy të tretave të vendeve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.

delegacioni Delegacioni i Kosovës, pak para votimit rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Ai theksoi se ka një vit që pothuajse tërë punën ia kenë dedikuar kësaj çështjeje.

7 28

"Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it", u shpreh Pacolli, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë anëtare e INTERPOL-it.

Sipas tij, deri sot gjithçka ka shkuar sipas planit, ndërsa tha se votimi në Asamble të INTERPOL-it është i fshehtë.

Pacolli tha se beson që Kosova që nga e marta në 11:00, sipas orës lokale do të jetë anëtare e INTERPOL-it.