E plotësuar (09:40): Kosova në raundin e parë të votimit nuk ka marrë 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.
Në raundin e parë të votimit 76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 kanë abstenuar.
Ndryshe, pas pauzës disa minutëshe të Asamblesë së Përgjithshme, pritet raundi i dytë i votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
E plotësuar (09:05): Aktualisht shtete të ndryshme të pranishme në Asamblenë e INTERPOL-it po japin qëndrimet e tyre rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Gjatë raportimit të delegacioneve para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it deri tani pro Kosovës janë prezantuar ndër të tjera, Turqia, Arabia Saudite, Nigeria, Guajana, Pakistani etj, ndërsa me qëndrime kundër kanë dalë Maroku, Bjellorusia, Kina, Namibia etj.
E plotësuar (08:40): Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme së INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në Asamble gjatë raportimit të Qalajt ishin edhe një delegacion nga Policia e Kosovës.
Para Asamblesë së Përgjithshme ka mbajtur fjalim edhe Shqipëria.
E plotësuar: Aktualisht drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është duke raportuar para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.
Finalja për INTERPOL, Pacolli optimist se Kosova do të anëtarësohet
Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur optimistë se Kosova nga sot do të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Kosova pret të marrë mbështetjen e dy të tretave të vendeve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.
Pacolli një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tha se Kosova ndodhet në një pozicion shumë të mirë dhe shpreson se nuk do të ketë surpriza negative.
Ai theksoi se ka një vit që pothuajse tërë punën ia kenë dedikuar kësaj çështjeje.
“Besoj që Kosova do të jetë anëtare e INTERPOL-it”, u shpreh Pacolli, duke shtuar se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Sipas tij, deri sot gjithçka ka shkuar sipas planit, ndërsa tha se votimi në Asamble të INTERPOL-it është i fshehtë.
Pacolli tha se beson që Kosova që nga e marta në 11:00, sipas orës lokale do të jetë anëtare e INTERPOL-it.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar