LAJMI I FUNDIT:

Limaj porosit të rinjtë: Mos ikni nga Kosova

Limaj porosit të rinjtë: Mos ikni nga Kosova

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar aktivitetin e saj për t’u takuar me të rinjtë e partisë. Kësaj radhe nikoqir të kryetarit Limaj kanë qenë të rinjtë e qytetit të Shtimes

Kreu i Nismës, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj iu bëri thirrje të rinjve  që mos të lëshojnë vendin e vet, pasi siç ka thënë ai “kudo që shkoni duhet të punoni, sepse perëndimi nuk iu presin me lula”.


Ai tha se përmes platformës së tyre do t’i arrijnë qëllimet e tyre, e që janë vetëpunësimi përmes zanatit.

“ Jemi në  turin e takimeve me strukturat tona, ideja është për të shpalosur angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta, platformës dhe planin tonë, anekënd Kosovës. Ne ende dëshmojmë se nuk e harrojmë atë qe e themi. Dy pika kryesore të  kësaj platforme janë tema e punësimit dhe stimulimi për vetëpunësim. Të rinjtë e Shtimes duhet të jenë aktiv, ajo çka ne po promovojmë është që përmes këtij projekti të riaktivizohen të rinjtë. Ne duam që bashkë me ju të fillojmë t’i zgjedhim problemet tona që ballafaqohemi çdo ditë”, tha ai.

Kreu i Nismës shtoi se nuk duhet të shahet shteti, pasi që siç tha ai nëse nuk iu pëlqen kryetari duhet ndërruar. Limaj tha se të gjithë kanë përgjegjësi në këtë vend sepse siç thotë ai duke i ikur përgjegjësisë nuk e ndihmojnë askënd.

“Vetëm të organizuar mund të ja arrijmë objektivave të përbashkëta. Ejani të bashkohemi, që secili ta bëjë një punë të mirë për vendin, nuk është e mjaftueshme vetëm me ëndërru, por duhet punu që ajo të realizohet. Kam përshtypjen që shumë shpejt ia kemi kthyer shpinën asaj që bota ëndërron, shumë shpejt kemi humbur solidaritetin, ndihmën ndaj njëri tjetrin”, tha Limaj, transmeton KP.

Limaj përsëriti se nuk është e nevojshme që ta përfundosh fakultetin dhe të punësohesh. Sipas tij zanati është pikë e mirë referimi.

Ndërsa, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nismës në nivel vendi ka thënë se fokusi kryesor i këtij turi, është që t’i kushtohet rëndësi shkollave profesionale, duke theksuar se Nisma është adresa e vetme e rinisë.

Kurse, Sylejman Krasniqi, kryetari i rinisë në Shtime ka thënë se dega e rinisë në qytetin e tyre i ka arritur qëllimet e veta duke kontribuar për rritje të partisë.

Nisma Socialdemokrate ka filluar që disa javë të takohem më të rinjtë e gjitha qyteteve në Kosovë, sipas tyre për t’i paraqitur dy pikat kryesore të programit të tyre për vetëpunësim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori