LAJMI I FUNDIT:

Koçan, Zjarrfikësit parandaluan përhapjen e një zjarri që rrezikoi një depo me gaz

Koçan, Zjarrfikësit parandaluan përhapjen e një zjarri që rrezikoi një depo me gaz

Zjarrfikësit e Njësisë territoriale zjarrfikëse të Koçanit kanë arritur që të lokalizojnë një zjarr që do të kishte pasoja të mëdhaja, nëse do të përhapej pranë një stacioni të gazit të rrjedhshëm, në hyrje të këtij qyteti.

Era e fuqishme arriti që ta përhap zjarrin që digjte kashtën, kurse tymi ndikoi edhe në vështirësimin e komunikacionit në magjistralen A3 që lidh Dellçevën e Shtipin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërhyrja e zjarrfikësve zgjati më shumë se dy orë, ku u angazhuan tetë zjarrfikës dhe dy automjete.

Edhe pse kishte kushte të këqia atmosferike, ata arritën që ta ndalojnë përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes do të ketë hetime dhe pas përfundimit do të ngriten edhe paditë e duhura.

Përndryshe, në ditët e fundit zjarrfikësit e Koçanit kanë realizuar mbi 20 ndërhyrje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori