LAJMI I FUNDIT:

E thotë shkenca: Është mirë nëse ia ‘vidhni’ të dashurit rrobat

E thotë shkenca: Është mirë nëse ia ‘vidhni’ të dashurit rrobat

Nëse jeni njëra nga ato vajzat që ju pëlqen t’ia “vidhni” partnerit rrobat, atëherë kemi një lajm të mirë për ju – me siguri se jeni më pak e stresuar sesa ata që i veshin vetëm rrobat e tyre.

Besojeni ose jo, ka çifte në lidhje që nuk ia vjedhin rrobat komode njëri-tjetrit. Po pra, çmenduri e vërtetë!

Sidoqoftë, hulumtuesit e departamentit të psikologjisë të universitetit British Columbia kanë zbuluar se ju mund t’i reduktoni nivelet e stresit thjesht duke i nuhatur rrobat e më të dashurit tuaj, transmeton Telegrafi.


Ky studim, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, i ka testuar 96 femra të cilat kanë qenë në lidhje me dikë.

Për këtë eksperiment, meshkujve u është kërkuar ta veshin një bluzë për 24 orë. Kjo bluzë pastaj është ngrirë (po pra, e çuditshme) për ta ruajtur aromën natyrale.

Pas kësaj, pjesëmarrësve femra u është kërkuar t’i nuhasin tri bluza të ndryshme. Njëra bluzë ka qenë e partnerit të tyre, njëra e një personi të huaj, dhe tjetra ka përmbajtur aromën e një bluze të sapo blerë.

Ato pastaj janë testuar për të parë se si ballafaqohen me situatat stresuese, siç janë testet e matematikës apo intervistat e vështira të punës.

Në fund ato janë pyetur që t’i përshkruajnë verbalisht nivelet e tyre të stresit, e madje u është marrë edhe pështyma për t’ua parë saktë nivelet e hormonit të stresit, kortizolit.

Dhe, gjeni se çfarë?

Femrat që e kishin nuhatur aromën e bluzës së partnerit kishin qenë dukshëm më pak të stresuara. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori