LAJMI I FUNDIT:

Trump merr shembull Finlandën: Të pastrojmë pyjet, finlandezët e ironizojnë (Foto)

Trump merr shembull Finlandën: Të pastrojmë pyjet, finlandezët e ironizojnë (Foto)

Finlandezët kanë mbetur pa fjalë, kur kanë dëgjuar komentet e presidentit Donald Trump që lëvdonte vendin për menaxhimin e pyjeve të stërmëdha të tij, duke i krehur dhe pastruar ato.

Duke cituar një bisedë me homologun e tij finlandez, Trump tha se finlandezët shpenzonin shumë kohë duke krehur pyjet, e duke i pastruar ato nga barërat e këqija.


Por, presidenti Sauli Niinisto tha për mediet vendase se, ai as nuk e mbante mend të kishte folur për këtë çështje, kur ishte takuar me Trumpin.

Zjarrfikësit në Kaliforni po përballen me zjarret më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, e ndërsa vëzhgonte nga afër dëmet, të shtunën, Trump përsëriti pretendimin e tij se menaxhimi i mangët i pyjeve duhej fajësuar për situatën.

“Nëse shikoni vendet e tjera, ato veprojnë ndryshe, është një histori krejt e ndryshme. Unë isha me presidentin e Finlandës dhe ai tha: ‘Ne kemi një qëndrim krej tjetër. Ne jemi një vend pyjor dhe shpenzojmë shumë kohë duke i krehur pyjet, duke i pastruar etj.’. Ndaj ata nuk kanë asnjë problem”, tha Trump.

Por, ky shembull i sjellë nga Trump ka lënë gojëhapur edhe vet presidentin finlandez, që nuk e mbante mend aspak të kishte biseduar për një çështje të tillë me Trumpin.

“Unë ia përmenda atij se Finlanda është një tokë e mbuluar nga pyjet dhe se ne kemi një sistem dhe rrjet të mirë monitorimi, por vetëm kaq…”, tha ai.

Sidoqoftë, kaq ka mjaftuar për të ndezur një “betejë” të vërtetë batutash e shakash “online”. Shumë finlandezë kanë filluar të postojnë foto të tyret teksa mbajnë në duar një grabujë, veglën bujqësore që shërben për të mbledhur barërat e këqija apo gjethet. Të tjerë madje edhe me fshesa me korrent në pyje, nën hashtagun “#rake America great again” (Ta krehim Amerikën e madhe sërish). /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori