Shumë femra pyesin veten se sa kilogramë janë të lejuara apo është “normale” të shtohen gjatë shtatzënësisë. Të dhëna të përgjithshme nuk ka, por çdo shtatzëni është dukuri individuale.
Një femër e cila para shtatzënësisë ka qenë e hollë, mund të shtoj në peshë pa qenë kjo çështje shqetësuese.
Nëse BMI (Indeksi i Masës Trupore) para shtatzënësisë ka qenë nën 18.5, atëherë mund të ndodh një shtim prej 12.5-18 kg gjatë shtatzënësisë.
Te femrat me peshë normale (BMI 18.5-24.9) numri i kilogramëve të shtuar do të duhej të sillej rreth 11,5-16 kg. Ndërsa ato që kanë pasur BMI në mes 25.0 – 29.9 duhet të kenë kujdes të mos shtojnë shumë kilogram (rreth 7-11.5 kg).
Por, mos e teproni…
Kush e bën veten të varur nga peshorja nuk i bën vetës ndonjë të mirë. Fundja, gjinekologu mat peshën tuaj në çdo kontroll rutinore dhe llogarit se a sillet pesha juaj brenda kufijve të dëshiruar. Në rastet normale, nevoja për kalori shtesë paraqitet në muajin e 4 të shtatzënësisë për rreth 250 kalori ekstra.
Mirëpo, nevoja për vitamina dhe minerale të ndryshme është e rritur që nga fillimi. Për këtë do të ishte më mirë që të ushqyerit të mbikëqyret gjatë gjithë kohës së shtatzënësisë por edhe të kihet kujdes gjatë periudhës së të ushqyerit me gji.
Më shumë informata për nevojat e rritura për lëndë ushqyese gjatë periudhës së shtatzënësisë.
Shumë femra gjatë tre muajve të parë të shtatzënësisë vuajnë nga mundimet dhe të vjellurat, kështu që ushqimi i marrë është shumë vështirë të ndikoj në shtimin e peshës.
Disa femra, gjatë kësaj periudhe, madje mund të humbin në peshë disa kilogramë.
Në të dytën dhe të tretën pjesë të nëntëmujorshit të shtatzënësisë, ngjan shtimi i peshës javore (krahasuar me peshën paraprake) në mes të 300 dhe 500 gram. Nga fundi i shtatzënësisë mund të zvogëlohet nevoja për energji shtesë, pasi që tashmë lëvizjet janë të kufizuara. Por nevoja e saktë për sasinë e energjisë mund të jetë e ndryshme tek çdo shtatzënë.
Tabu absolute gjatë shtatzënësisë është dieta!
Nëse jeni më e trashë që para shtatzënësisë nuk do të thotë që tani duhet të humbni peshë, pasi që do të ndikojë edhe furnizimi i foshnjës tuaj me lëndë ushqyese. Gjithashtu kjo ngjan, sikur tek pirja e duhanit, edhe gjatë dietës lirohen disa substanca të dëmshme në qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu arrijnë tek foshnja e palindur.
*BMI= indeksi i masës trupore: është raporti mes peshës trupore dhe gjatësisë trupore. Llogaritja: pesha (në kg) pjesëtohet me gjatësinë trupore në katror (m²). Për shembull: 60 kg : (1,60)²= 23,4kg/m² BMI-ja tek femrat për peshën normale gjendet në mes të 18,5-24,9 kg/ m². /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime