LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi punonjësen e lokalit të ushqimeve të shpejta, nuk ia kishte dhënë edhe një keçap (Video)

Sulmoi punonjësen e lokalit të ushqimeve të shpejta, nuk ia kishte dhënë edhe një keçap (Video)

Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është vënë në kërkim të klientes së paidentifikuar, që u përlesh dhunshëm me punonjësen e një lokali të ushqimeve të shpejta.

E tëra filloi, pasi ajo nuk ia plotësoi dëshirën që t’i jepte edhe një qese me keçap, duke bërë që ajo të hyjë në kuzhinë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e tregojnë atë teksa e sulmon dhe provon ta rrëzojë, ndërsa punonjësit tjetër nuk mund ta largojnë derisa të intervenoi një burrë që e shoqëronte.

Mënyra e sjelljes së saj në atë orë të vonë në natës, besohet se ishte si pasojë e konsumit të alkoolit. Në të njëjtën kohë, po kërkohet nga të gjithë identifikimi i saj. /Telegrafi/