Shpërngulja e banorëve nga Maqedonia dhe ulja e natalitetit ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit të nxënësve dhe studentëve. Drejtues të dy Universiteteve në Tetovë, atij të UT-së dhe UEJL-së thonë se ky fenomen vërehet sidomos në 5 vitet e fundit.
“Mund të them që është një numër konstant i studentëve në këto vite të fundit, por, normal nëse këto shifra krahasohen me shifrat e para dhjetë viteve ndoshta do mund të shihet një ndryshim më i madh, mirëpo nuk themi dot kështu për katër ose pesë vitet e fundit. Faktor tjerë që ndikojnë që i përmenda, janë kryesisht migrimet dhe ulja e natalitetit që rezulton me numër më të paktë të studentëve që vinë nga shkollat e mesme këtu”, tha Besa Arifi, prorektor për bashkëpunim dhe hulumtim në UEJL.
“Viteve të fundit kemi një renie të numrit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme dhe kjo na reflektohet edhe nëpër universitete. Pra nëse ka rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve në këto dy nivele të arsimit nuk mund ne të presim të kemi rritje pra edhe këtu do ketë rënie. Me faktin që janë mbyll disperzimet këto vite të fundit për diku rreth 25 deri në 30 për qind është zvogëluar numri”, u shpreh Reshat Qaili, prorektor për arsim në UT.
Pos studentëve, në Pollog ka rënie edhe të numrit të shkollarëve të mesëm dhe filloristëve, me theks të veçantë në mjediset rurale. Përgjegjësi për arsim në Komunën e Tetovës Ahmed Qazimi thotë se në këtë qytet në vit regjistrohen çregjistrime të nxënësve si pasojë e migrimit.
“Për një vit shkollor mbi 100 apo 150 nxënës lëvizin, regjistrohen dhe çregjistrohen nga shkollat fillore dhe të mesme dhe kjo na bën me dije që kemi një migrim. Mirëpo në shkollat e mesme vërehet sepse Tetova shërben gjitha komunat e Pollogut dhe këtu vërehet një ulje e nxënësve”, tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.
Një hulumtim i akademikut Izet Zeqiri tregon se nga viti 2010 deri në 2017-tën në tërë rajonin e Pollogut ka 5214 nxënës më pak. Sipas këtij hulumtimi, pas Pollogut radhitet pjesa e Pellagonisë me 2800 nxënës më pak, rajoni lindor me 2042 nxënës më pak dhe rajoni i Shkupit i cili ka 1004 nxënës më pak për dallim nga para shtatë vite./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'