Me qëllim të funksionimit më të mirë, Kuvendi ka nisur ndryshimin e Rregullores e punës së Kuvendit. Në lexim të parë projekt-rregullorja e re ka kaluar, dhe tani është në fazën e amendamentimit. Nga pozita e vlerësojnë si avancim këtë projekt-rregullore, por kështu nuk mendon opozita.
Ka kohë që hartimi i Projekt-rregullores së re është në agjendë. Por vetëm tash ka arritur që të punohet nga grupi punues i përbërë kryesisht nga anëtarë të Komisionit për Legjislacion, dhe të procedohet në Kuvend.
Kryesuesi i këtij grupi, Hajdar Beqa, e vlerëson projekt-rregulloren e re, duke thënë se e forcon institucionin legjislativ.
“Është një rregullore më e avancuar, i rregullon disa çështje që kanë qenë konfuze në raport me rregulloren aktuale, avancon edhe mbikëqyrjen e kuvendit në raport me qeverinë dhe forcon rolin e kuvendit në harmonizim edhe me kushtetutën e vendit”, tha Beqa për Radio Kosovën.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, që është pjesë e grupit punues, thotë se gjatë hartimit të rregullores, nuk janë marrë parasysh propozimet e Vetëvendosjes për përfaqësimin dinjitoz të grave në Kryesinë e Kuvendit, propozimi që të mundësohet shkarkimi i udhëheqësve të bordeve apo institucioneve të caktuara, të cilave nuk iu kalojnë raportet në Kuvend, e propozime të tjera.
Andaj, ajo thotë se nuk është bërë punë e mirë në draftin e Rregullores së re të Kuvendit.
“Sidomos duke marrë parasysh faktin që pas miratimit të saj në parim, kur e ka marrë grupi punues, i drejtuar nga Hajdar Beqa, janë bërë disa prapakthime. Domethënë, edhe ato çështje relativisht të nevojshme që janë adresuar janë kthyer në grupet punues mbrapsht dhe kanë mbetur siç janë aktualisht”, tha Haxhiu për Radio Kosovën.
Me Rregulloren e re, sipas Haxhiut, nuk është adresuar si duhet as çështja e mungesës së deputetëve në seanca.
Artan Murati, nga KDI-ja, institut ky që ishte e përfshirë në grupet punuese, thotë se do duhej të rregullohej kjo çështje.
“Në bazë të rregullores së re normalisht që do duhej të sanksionoheshin këto veprime, të cilat po ndikojnë edhe në mosfunksionalizimin e kuvendit, edhe në mospërmbushjen e agjendës qoftë legjislative, ose pjesës tjetër të agjendës së Kuvendit”, tha Murati.
Kohëve të fundit Kuvendi i Kosovës po përballet me një situatë e cila ka bërë që shumë projektligje dhe vendime të tjera të mbesin pezull. Shkak për këtë është mungesa e kuorumit në votim, ngase kërkohet që të marrin pjesë në votim të paktën 61 deputetë. Kjo praktikë e nisur nga viti 2011, nuk pritet të ndryshojë as me Rregulloren e re të Kuvendit.
Hajdar Beqa, si kryesues i grupit punues, ka thënë për Radio Kosovën se është e pamundur të dilet përtej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025